“Kjo është shpallje lufte kundër Evropës”, Zelensky ngre alarmin: Rusët po përpiqen të marrin centralin atomik të Çernobilit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kjo është shpallje lufte kundër Evropës”, Zelensky ngre alarmin: Rusët po përpiqen të marrin centralin atomik të Çernobilit

Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaron se forcat pushtuese ruse po përpiqen të marrin centralin nuklear të Çernobilit.

Përmes një postimi në “Twitter” ai shkruan se forcat ukrainase po japin jetën që mos të ripërsëritet tragjedia e vitit 1986. Zelensky shton se ky veprim është një akt shpallje lufte ndaj gjithë Evropës.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin NPP-në e Çernobilit . Mbrojtësit tanë po japin jetën që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986. E raportoj këtë tek kryeministrja e Suedisë. Kjo është një shpallje lufte kundër gjithë Evropës”, shkruan Zelensky.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy