Presidenti Ukrainas, Volodymir Zelensky ka kërkuar që president i SHBA Joe Biden dhe lideri kinez Xi Jinping ti bashkohen samitit për paqe që Ukraina dhe Zvicra do të organizojnë në muajin qershor.

Një një video të regjistruar në rrënojat e një sulmi, në gjuhën angleze, zelensky thotë se ky samit do të tregojë se kush në të vërtetë dëshiron paqe.

“Unë u bëj thirrje liderëve të botës që janë ende të cilët ende qëndrojnë për paqe globale, presidentit Biden dhe presidentit xi. Ju lutem, tregoni lidershipin tuaj në avancimin e paqes. Paqe e vërtetë, jo vetëm një pauzë mes goditjeve”, tha Zelensky.

Reagimi i Zelesnkyt vjen vetëm dy ditë pas informacioneve se Rusia është e gatshme për armëpushim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“A dëshiron Rusia një dialog? Ukraina ka përvojën më të madhe në botë të gënjeshtrave nga Rusia gjatë negociatave. Dhe pikërisht për këtë nevojiten përpjekjet globale. Samiti Global i Paqes i liderëve që Rusia nuk do të jetë në gjendje t’i mashtrojë”, tha Zelensky.

Rusia në muajt e fundit ka fituar gradualisht terren përgjatë disa pjesëve të frontit lindor dhe po përpiqet të shtyjë më thellë në rajonin verilindor./vizionplus.tv/