Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,  iu drejtua ligjvënësve amerikanë, të cilëve u kërkoi që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë më shumë avionë për ushtrinë e tij dhe të ndërprenë importet e naftës rus.

 

Zelensky nisi adresimin e tij përmes video-lidhjes duke u thënë ligjvënësve se kjo mund të jetë hera e fundit që ata e shohin të gjallë, raporton AP.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai sërish kërkoi që NATO duhet të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën ose të dërgojë më shumë avionë luftëtarë, në mënyrë që Ukraina të mund ta mbrojë veten më mirë. Zelensky ka kërkuar një zonë të ndalim-fluturimit për ditë me radhë, por NATO e ka refuzuar këtë kërkesë duke argumentuar se një gjë e tillë do të provokonte një luftë të gjerë me Rusinë.

 

“Presidenti Zelensky bëri një lutje të dëshpëruar”, tha lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se presidenti ukrainas dëshiron që SHBA-ja të ndërmjetësojë transferimin e avionëve nga aleatët në Evropën Lindore. Schumer premtoi se do të bënte gjithçka që ky ndërmjetësim të ndodhte.

 

SHBA-ja po e shqyrton mundësinë që të dërgojë avionë amerikanë të tipit F-16 në ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik që gjenden në Evropën Lindore e që janë anëtarë të NATO-s. Në këmbim, këto shtete do t’i dërgonin Ukrainës avionët e tyre MiG të prodhuara në kohën sovjetike, e të cilat, pilotët ukrainas janë të trajnuar që t’i fluturojnë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, duket se ka një problem logjistik me dërgimin e avionëve F-16 në Poloni dhe tek aleatët e tjerë në Evropën Lindore, për shkak të bllokadave në prodhim. Nëse këto shtete marrin avionët amerikanë, atëherë ato do t’ia dërgonin avionët Mig Ukrainës.

 

Megjithatë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka lënë të kuptohet se dërgimi i avionëve po shqyrtohet, teksa ka biseduar me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dymtro Kuleba në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kongresi amerikan ndërkaq është duke punuar në një pako të ndihmës ushtarake dhe humanitare për Ukrainën në vlerë prej 10 miliardë dollarëve. Schumer po ashtu besohet se i ka thënë Zelenskyt se ligjvënësit shpresojnë që kjo ndihmë të arrijë shumë shpejt në Ukrainë.

 

Ndërkaq, lideri i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, e ka pyetur Zelenskyn se çfarë ndihme ushtarake i duhet shtetit të tij, ai ka thënë se dronët dhe avionët janë më të nevojshmit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kësaj bisede mes Zelenskyt dhe ligjvënësve amerikanë, presidenti ukrainas po ashtu ka kërkuar që të ketë ndalesa në importin e naftës ruse dhe kjo ide është mbështetur nga republikanët dhe demokratët, përfshirë edhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelsoi.

 

Ndërkaq, zyra e Zelenskyt tha se ai ka sugjeruar që SHBA-ja të shqyrtojë embargon për të gjitha produktet ruse./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";