“Do t’i largojmë të turpëruar nga Ukraina”/ Zelensky i drejtohet botës me një mesazh të fuqishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do t’i largojmë të turpëruar nga Ukraina”/ Zelensky i drejtohet botës me një mesazh të fuqishëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dalë sërish me një fjalim këtë të enjte, përmes së cilës thekson se ushtria ukrainase po bën gjithçka për të thyer plotësisht armikun.

 

Ai i kujton Rusisë që do të përballet me një kundërshtim të ashpër të ukrainasve, ndërsa thekson se nuk do të heqë dorë nga çfarë i përket Ukrainës.

 

Advertisement

“Kudo që të shkojnë, do të shkatërrohen. Nuk do të kenë qetësi këtu, nuk do të kenë ushqim, nuk do të kenë një moment të qetë. Pushtuesit do të marrin vetëm një gjë nga ukrainasit: rezistencën, rezistencë të ashpër. Rezistencë të tillë që ata do ta mbajnë në mend përgjithmonë se ne nuk heqim dorë nga ajo që është e jona, se ata do ta mbajnë në mend se çfarë është një luftë patriotike. Po, për ne ukrainasit, kjo është një luftë patriotike. Ne e dimë se si fillojnë luftërat patriotike dhe ne e dimë se si përfundojnë për pushtuesit…Jam i bindur, se do t’i dëbojmë. Të turpëruar. Si ata njerëz të thjeshtë që dëbojnë pushtuesit nga dyqanet ushqimore ku shkojnë ushtarët rusë për të gjetur ushqim dhe diçka për të ngrënë. Këta nuk janë luftëtarë të një superfuqie. Këta janë fëmijë të hutuar që janë përdorur. Çojini në shtëpi.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy