Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën ditën e djeshme në Greqi garuan edhe 7 kandidatë shqiptarë, pjesëtarë të emigracionit  në vendin fqinj.

 

Ata janë të rreshtuar në partitë e majta greke. Sipas informacioneve askush prej tyre nuk ka dalë fitues në garën e djeshme. Një prej tyre është Pati Vardhami, lindur e rritur në Tiranë, por që ka kryer studime për shkenca politike e sociale në Greqi dhe Angli.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një intervistë për Vizion Plus, ajo është shprehur e kënaqur për rezultatin që mori në zonën ku edhe kandidoi.

 

Përfundimi ka qenë i mirë, jam e kënagur. MeRA 25 e kapi cakun aty ku unë isha. Doja të falenderoja të gjithë ata që na kanë mbështetur”, tha ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vardhami theksoi më tej se çështja e arrestimit të Fredi Belerit ka pasur një jehonë të madhe në mediat greke, e cila sipas saj u shfrytëzua për fushatë dhe po vijon akoma të përdoret në vendin fqinj.

 

Partia që përmendët mori shumicën e votave është ajo konservatore. Ajo sponsorizoi mediat me shuma të mëdha në pandemi dhe incidentin e Belerit e ka përdorur për të bërë fushatë elektorale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka pasur një kohë të konsiderueshme në media dhe është përdorur në fushatë dhe akoma përdoret. Vazhdon axhenda nacionaliste të përdoret në këtë mënyrë. Nuk është vetëm rasti i Belerit por edhe raste të tjera. Ndërtimi i turpshëm i murit me Turqinë, apo largimi i emigrantëve të paligjshëm”.

 

Këto zgjedhje sipas Pati Vardhamit ishin shqetësuese për  komunitetin shqiptar dhe të gjitha grupet sociale, e për këtë ajo thotë se një pjesë e popullsisë greke ruajnë disa privilegje që nuk duan t’i ndajnë me pjesën tjetër të popullsisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";