Detaje rrëqethëse nga vrasja e 31-vjeçares shqiptare në Greqi, autori: Ajo ishte duke fjetur kur e qëllova me thikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje rrëqethëse nga vrasja e 31-vjeçares shqiptare në Greqi, autori: Ajo ishte duke fjetur kur e qëllova me thikë

Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 31-vjeçares shqiptare në Greqi, Anisa Shehu, nga bashkëshorti i saj Florand Shehu. Autori i vrasjes ka treguar në dëshminë e tij në Polici momentet që kreu krimin, duke zbuluar një situatë të frikshme.

“Ajo ishte duke fjetur me shpinë dhe unë iu afrova dhe e godit me majën e një thike një herë në qafë. Mbaj mend që ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste. Dhe pastaj ia mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. Pastaj nxora thikën dhe e godita përsëri në të njëjtën mënyrë. I mbylla gojën me të dyja duart sepse ajo bërtiste. Kur ajo ndaloi së bëri rezistencë dhe së bërtituri, u largova”, ka thënë autori.

Siç shkruan ‘Protothema’, detaji më tronditës që del nga dëshia e Florand Shehut, është se gruaja mbyllej mjaft shpesh në dhomat e shtëpisë sepse kishte frikë prej bashkëshortit.

Ai mësohet se i kishte mbledhur të gjitha çelësat e dyerve të brendshme të shtëpisë, vetëm në mënyrë që gruaja e tij të mos mbyllej dhe të mos ikte prej tij.

Advertisement

Në dëshminë e tij ai thotë në një moment: “Dera ishte e hapur, pasi kisha hequr çelësat nga dyert në mënyrë që ajo të mos mbyllej përsëri”.

Ditën e krimit, ishte vetë autori që shkoi në polici dhe lajëmroi se kishte vrarë gruan. Ajo që nuk dihet deri më tani është se çfarë ndodhi ditën e krimit që ai e vrau të shoqen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy