Rikthehen zjarret në Spanjë. Flakët kanë përfshirë ishullin spanjoll Tenerife ku vatra kryesore shpërtheu në parkun kombëtar.

 

I ndihmuar nga temperaturat e larta dhe thatësira e madhe, zjarri u përhap në të gjithë ishullin duke vënë në rrezik edhe banesat e zonave përreth.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjendur në këto kushte, autoritetet u detyruan të bëjnë evakuimin e 5 fshatrave turistikë deri në normalizim të situatës.  Bilanci i deritanishëm i zjarreve është rreth 800 hektarë pyje të djegura.

 

Autoritet lokale kanë ndërprerë gjithashtu aksesin në pyllin ku ndodhet edhe maja më e lartë në Spanjë ndërsa kanë bërë apel për turistët të mos vizitojnë zonën deri sa zjarret të vendosen në kontroll.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

10 helikopterë nga ajri dhe qindra forca zjarrëfikëse nga toka po punojnë për shuarjen e flakëve.

 

Këtë verë e gjithë Europa u përball me një valë të nxehti të paregjistruar më herët e cila prej ndryshimeve klimatke po zgjat më shumë zakonisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";