Zjarr në Gramsh/ Flakët shkrumbojnë stallën e bagëtive të kryeplakut të fshatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr në Gramsh/ Flakët shkrumbojnë stallën e bagëtive të kryeplakut të fshatit

Të hënën e kësaj jave në mesditë janë rikthyer përsëri vatrat e zjarrit në rrethin e Gramshit në fshatin Cekin.

 

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një stallë të bagëtive në pronësi të kryeplakut të fshatit. Zjarri i cili ka shpërthyer nga nje qark i shkurtër elektrik nuk ka sjellë djegie të bagëtive pasi kanë qenë jashtë stallës në kullotë.

 

Advertisement

Menjëherë në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikëset nga qyteti i Gramshit të cilet për rreth 60 minuta kane fikur zjarrin. Nga të dhënat e policisë lokale rezulton se janë djegur çatia e stallës, bari i thatë që ndodhej jashtë stallës dhe disa vegla pune që përdoreshin nga familja.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy