Zjarret në pyjet e Amazonës në Brazil janë intensifikuar për 20 për qind më shumë në qershor, që është rekordi më i lartë brenda një muaji tash e 13 vjet.

Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë tha se ka regjistruar 2,248 zjarre, në krahasim me 1,880 të tilla në qershor të vitit 2019.

Një intensitet i tillë në fillim të sezonit të thatësirave ka rritur shqetësimet se zjarret e këtij viti mund t’i tejkalojnë flakët katastrofale të vitit 2019.

Sipas aktivistëve, kriza e koronavirusit e përkeqëson problemin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata besojnë se zjarrvënia ka të ngjarë të kontrollohet më pak, pasi autoritetet janë të preokupuara me pandeminë.

Shumë zjarre në Brazil ndizen qëllimisht – disa prej tyre nga fermerët që duan ta pastrojnë shpejt tokën.

“Ne nuk mund të lejojmë që situata e vitit 2019 të përsëritet vetvetiu”, tha Mauricio Voivodic, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “World Wildlife Fund” në Brazil.

Zjarret e vitit të kaluar kanë arritur kulmin në gusht, kur janë regjistruar mbi 30,900 sosh – apo trefishi i numrit në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Brazili, pas Shteteve të Bashkuara, ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi: mbi 60,600.

Amazona – e cila shtrihet në shumë vende të Amerikës së Jugut, por 60% ndodhet në Brazil – krijon rezerva jetike të karbonit, i cili ngadalëson ritmin e ngrohjes globale./ REL

The post Zjarret në pyjet e Amazonës shënuan rekorde në qershor appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";