Trump flet për mundësinë e një vale të dytë: SHBA nuk do të mbyllet sërish edhe nëse vjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump flet për mundësinë e një vale të dytë: SHBA nuk do të mbyllet sërish edhe nëse vjen

Presidenti Donald Trump u përgjigj një pyetje në lidhje me potencialin për një valë të dytë të rasteve të koronavirusit duke thënë se SHBA “nuk do mbyllet sërish”.

“Njerëzit thonë se kjo është një mundësi shumë e vakët”, tha Trump gjatë vizitës në një fabrikë Ford në Michigan kur u pyet nga një reporter nëse ai ishte i shqetësuar për mundësinë e të ashtuquajturës valë të dytë të virusit.

“Ne do të shuajmë zjarret. Ne nuk do të mbyllim vendin”, tha Trump. “Ne mund t’i shuajmë zjarret. Por ne nuk do e mbyllim vendin tonë.”

Vendimet rreth masave të bllokimit, si ndalimi i bizneseve jo-thelbësorë, bëhet nga shtetet, por Trump si president, ka një platformë publike për të ndikuar në vendimet e shteteve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy