Brenda rezervatit Mapimi, në një vend të njohur si Trino Verteks, shtrihet një pjesë shkretinore, e cila është bërë e famshme për dukuritë e çuditshme që janë raportuar atje.
E njohur nga vendasit si “La Zona del Silencio”, ose “Zona e Heshtjes”, ky është një vend ku busullat dalin jashtë kontrollit, dhe ku nuk funksionojnë sinjalet radio ose satelitore.
Pra është një lloj Trekëndëshi i Bermudës i Meksikës Veriore.
Incidenti i parë në këtë zonë është raportuar në vitet 1930, kur një pilot me emrin Francisko Sarabia ishte duke fluturuar mbi atë zonë. Ai pretendoi se në një moment instrumentet në bordin e avionit u çoroditën totalisht, ndërsa radioja e tij pushoi së funksionuari.
Më vonë në vitet 1970, kjo zonë tërhoqi sërish vëmendjen e opinionit publik kur një raketë amerikane pësoi defekt dhe u rrëzua atje, pasi ishte lëshuar nga baza e raketave “Ëhite Sands” në Nju Meksiko. Në atë kohë, qeveria meksikane i lejoi zyrtarët e Forcave Ajrore të SHBA-së që të hetonin shkaqet e atij aksidenti.
Gjatë investigimit u zbulua se në “Zonën e Heshtjes” asnjë sinjal i asnjë lloji, nuk është në gjendje që të depërtojë në zonë. Këtu përfshihen sinjalet radio dhe ato satelitore, për shkak të fushave magnetike lokale që krijojnë një zonë të errët, dhe kjo ka frymëzuar edhe emrin që ka marrë kjo zonë.
Që atëherë në “Zonën e Heshtjes”, janë bërë shumë kërkime. Ajo kufizohet me rajonet meksikane Koahuila, Durango dhe Çihuahua, dhe qeveria meksikane ka ndërtuar një kompleks kërkimor, për të cilin thuhet se po studion habitatin e pazakontë lokal dhe jetën e egër atje.
Teoricienët e konspiracioneve, spekulojnë se qeveria meksikane po studion në fakt më shumë sesa e pranon publikisht, pasi aty ka shumë anomali që duhen studiuar. Një nga gjërat më të pazakonta që vërehen në këtë zonë, janë nivelet e larta të depozitave të magnetitit dhe uraniumit.
Shkencëtarët mendojnë se këto metale shkaktojnë impulset elektromagnetike, që thuhet se janë burimi i ndërprerjes së sinjaleve të komunikimit. Po kështu kjo zonë është shumë e pasur me meteoritë. Sipas “Atlas Obscura”, dy meteoritë kanë rënë në të njëjtën fermë në atë zonë.
I pari në vitin 1938, dhe tjetri në vitin 1954. Shkencëtarët kanë teorizuar se mbetjet e këtyre meteoritëve, prodhojnë veti magnetike, gjë që mund të shpjegojnë edhe pse përfundojnë atje kaq shumë objekte të pasura me hekur që vijnë nga hapësira
Banorët e fshatrave përreth, kanë përmendur shpesh histori me dritave të çuditshme, dhe mbi të panjohure të çuditshëm që shfaqen nga askund, dhe që pretendojnë se vijnë “nga lart”. Kështu dëshmitarë të shumtë, pretendojnë se kanë parë në kohë të ndryshme në zonë 3 vajza bionde misterioze.
Dëshmitarët e objekteve fluturuese të pashpjegueshme, të përshkruara shpesh si “si disqe”, kanë raportuar se kanë gjetur edhe prova fizike për të mbështetur pretendimet e tyre. Disa kanë zbuluar bimësinë e djegur në vendet e dukshme të uljes së mjetit alien.
Çuditërisht, “Zona e Heshtjes” është gjeografikisht paralele me piramidat e Egjiptit dhe Trekëndëshin e Bermudës. Ajo ndodhet në veri të Tropikut të Gaforres. Shkencëtarët në qendrën kërkimore meksikane, e kanë quajtur zonën edhe si “Deti i Tetis”, për shkak se ishte në fundin e një oqeani miliona vite më parë.
Por, a mund të shpjegohet ndonjë nga këto incidente të shumta dhe të çuditshme që kanë ndodhur këtu? Nuk është gjetur asnjë provë konkrete për të mbështetur pretendimet e aktivitetit jashtëtokësor në këtë zonë, edhe pse nuk ka asnjë dyshim se disa ngjarje ende nuk mund të shpjegohen.
Nëse “Zona e Heshtjes” është duke përjetuar një tërheqje magnetike të rrallë, atëherë duhet të spekulohet mbi efektin që ajo ka mbi ngjarjet e pazakonta në këtë zonë. A mundet që “Zona Heshtjes” të jetë një tjetër Trekëndësh i Bermudës?
Sigurisht që ajo përmban shumë ngjarje misterioze. Dhe nëse atyre i shtojmë dëshmitë e panumërta të shikimit të jashtëtokësorëve, atëherë kjo zonë kërkon sigurisht një vëmendje shkencore serioze.
