Zjarr në oqean, pamjet e pazakonta në Gjirin e Meksikës bëjnë xhiron e botës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr në oqean, pamjet e pazakonta në Gjirin e Meksikës bëjnë xhiron e botës

Zjarr edhe në oqean, incidenti ka ndodhur në gjirin e Meksikës, pas këputjes së një tubacioni gazi nënujor.

 

Kompania shtetërore e naftës në Meksikë bëri të ditur se operacioni i shuarjes përfundoi me sukses pas një rrjedhje gazi, rreth 500 metra nga një platformë shpimi.

 

Advertisement

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndërsa janë dashur rreth 5 orë për të vendosur situatën nën kontroll.

 

Mediat meksikane dhe gazetarët që raportuan për incidentin shpërndanë videot aspak të zakonta, ku bie në sy shkëlqimi portokalli nën sipërfaqen e vluar të oqeanit dhe anije që spërkasin rryma uji, në përpjekje për të shuar zjarrin.

 

Advertisement

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy