Një marrëveshje e mundshme për të kthyer emigrantët në Turqi duket se nuk ka gjasa të realizohet pas raporteve se zyrtarët e Brendshëm Britanik kanë arritur në përfundimin se Turqia nuk është një vend i sigurt për shkak të shqetësimeve të të drejtave të njeriut.

Sipas një raporti në The Times, shpresat e qeverisë për një marrëveshje të kthimit të emigrantëve si ajo me Shqipërinë janë shuar pasi një raport i brendshëm zbuloi se Turqia është “një shtet që nuk plotëson kriteret e sigurisë”.

Kryeministri Rishi Sunak dhe figura të tjera të larta konservatore në qeveri e kanë përshëndetur marrëveshjen me Shqipërinë si një sukses të madh në synimin e kryeministrit për të ndaluar anijet e vogla që kalojnë Kanalin.

Por tani duket se një marrëveshje e ngjashme me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan nuk ka gjasa të arrihet. Përqindja e shtetasve turq që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla u rrit nga 2% në 2022 në mbi 10% vitin e kaluar. Sipas gazetës, Ministria e Brendshme ka kryer një analizë e cila ka treguar se 99% e turqve që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe e bëjnë këtë sepse kanë “frikë nga shteti i tyre”, ndërsa dokumenti kritikon gjithashtu “zellin e tepruar” të treguar nga autoritetet turke në përdorimin e legjislacionit antiterrorist, si dhe mungesën e pavarësisë së gjykatave. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";