Emigrantët: Bullgaria vendos trupa ushtarake në kufi me Greqinë dhe Turqinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emigrantët: Bullgaria vendos trupa ushtarake në kufi me Greqinë dhe Turqinë

Bullgaria do të dërgojë trupa në kufi, për të penguar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Ministri bullgar i mbrojtjes, Georgi Panajotov tha se një kontigjent prej 400 ushtarësh të pajisur me pajisje të specializuara për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë është nisur drejt kufijve me Turqinë dhe Greqinë, shkruan faqja polake e lajmeve Onet.pl, e cituar nga EuObserver.

Në total, 700 ushtarë pritet të mbështesin mbi 1.000 oficerë të policisë kufitare. Që nga fillimi i vitit, rreth 14 000 emigrantë janë ndaluar në kufirin bullgar.

Rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan ka ngjallur frikën për një përsëritje të krizës së migrimit në Evropë në 2015-n, kur më shumë se 1 milion njerëz që ikën nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme hynë në vendet e BE-së. Shumë emigrantë kaluan nga Turqia dhe ndoqën atë që njihet si rruga ballkanike për në vendet më të pasura të BE-së.

“Presioni në kufirin bullgar po rritet, gjë që kërkon që qeveria të veprojë dhe ne pikërisht këtë po bëjmë”, tha ministri i mbrojtjes, Georgi Panajotov.

Advertisement

Ministria e Brendshme bullgare ka thënë se ka “rritje të presionit migrues” javët e fundit në kufirin me Turqinë dhe Greqinë.

Lidhur me këtë situatë, presidenca sllovene e BE-së njoftoi se një takim urgjent të ministrave të Brendshëm të Bllokut, që do të mbahet në Bruksel më 31 gusht.

Greqia dhe Turqia i frikësohen një vale të re migrimi në Evropë dhe kanë filluar të koordinojnë masat.

Turqia strehon gati 4 milionë refugjatë sirianë dhe 300 000 afganë, përveç emigrantëve dhe refugjatëve nga pjesë të tjera të botës. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha më 19 gusht se Turqia nuk ka pse të bëhet “magazina e refugjatëve në Evropë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy