Gjatë ditës së djeshme (e dielë, 11 tetor, 2020) në lagjen Trubarevë në Shkup ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku kanë humbur jetën një person 40 vjeçar dhe një fëmijë 10 vjeçar.

Personi i dyshuar për aksidentin e tmerrshëm është i moshës 72 vjeçare i cili më vonë ka rezultuar i ndikuar nga alkooli pasi nga analizat e bëra i është gjetur alkool në gjak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka qenë duke vozitur veturën me shpejtësi tepër të madhe, duke shkaktuar aksident ku për vdekje në vendin e ngjarjes ka shtypur 40 vjeçarin dhe ka dëmtuar 10 vjeçarin që ka pritur në stacionin lokal të autobusit. Fëmija, gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Shoferi i veturës BMW dyshohet për lëndën – rrezikimin e jetës dhe pronës në komunikacion. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksidenti tragjik në Trubarevë të Shkupit, shoferi me prezencë të alkoolit në gjak shkruan Telegrafi.