Pamje nga aksidenti në rrugën Kumanovë – Shën Nikollë, katër persona të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën Kumanovë – Shën Nikollë.

Makina “Chevrolet Spark” gjatë lëvizjes ndërron korsitë dhe përplaset me një makinë të tipit “BMW”, ndërsa pamjet janë regjistruar nga një shofer i makine tjetër, i cili kishte vërejtur sjelljet e çuditshme të shoferit 21-vjeçar në makinën “Chevrolet Spark”.

Aksidenti mes dy makinave me targa të Kumanovës ka ndodhur dje pasdite në afërsi të fshatit Skaçkovcë, 10 kilometra në jug të Kumanovës. Në aksident janë lënduar 4 persona, të gjithë udhëtarë nga dy makinat.

Këtë aksident e kanë konfirmuar edhe Ministria për Punë të Brendshme.

Advertisement

“Më datë 19.07,2020 rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Kumanovë-SHën Nikollë, në fshatin Skaçkovcë ka ndodhur aksident trafiku mes makinës “shevrolet spark”, me targa të Kumanovës që po drejtohej nga M.Z.(21) nga fshati Skaçkovcë dhe makinës BMW, me targa të Kumanovës, që po drejtohej nga Sh.Sh.(30) nga Kumanova. Pas aksidentit Sh.Sh. dhe M.Z. si dhe dy pasagjerët e tjerë G.Sh.(31) dhe N.Sh.(62) janë dërguar në Klinikën e Kumanovës për ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB.

Pamje nga aksidenti në rrugën Kumanovë – Shën Nikollë, katër persona të lënduar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy