Aksident në mes katër makinave në Tetovë, nuk ka të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident në të cilin janë përfshirë katër vetura, ka ndodhur në mesditën e sotme në Tetovë.

Siç njoftojnë nga Policia e Tetovës, në aksidentin që ndodhi në bulevardin “Bllagoja Toska” në orën 12:25, nuk ka të lënduar.

“Në orën 12:25 është denoncuar aksident trafiku në SPB Tetovë. Kanë marrë pjesë makina të tipit Audi, Renault dhe Toyota me targa të Tetovës, si dhe makina Golf me targa të Shkupit. Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata shtojnë se shërbimet profesionale kanë kryer hetime për konfirmimin e detajeve të aksidentit.

Advertisement

Ky aksident ka shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trafikut rrugor në qytetin e Tetovës./Telegrafi/

Aksident në mes katër makinave në Tetovë, nuk ka të lënduar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy