Admirim Aliti nga koalicioni ASH-Alternativa i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” tha se slogani i LSDM-së “Shoqëri për të gjithë” është paradigëm për pabarazi.

Ai tha se slogani i LSDM-së, “Shoqëri për të gjithë” është i gabuar sepse ai nënkupton një shoqëri për të gjithë, por shteti të jetë vetëm i maqedonasve dhe jo i etnive të tjera, pra ata të dertojnë dhe shoqëria të jetë për të gjithë.

“Slogani i LSDM-së “Shoqëri për të gjithë” është paradigmë për pabarazi. Sepse kur themi shoqëri për të gjithë e ka edhe një konotacion se shteti është i joni, domethënë i maqedonasve, ndërsa shoqëria mundet me qenë e barabartë. Prandaj ne si kundërpërgjigje për këtë koncept të LSDM-së, kemi pasur një slogan,”Shtet për të gjithë”, dhe jo vetëm për maqedonaset apo shqiptarët, por për të gjitha etnitë. Vendimet e mëdha duhet t’i marrim të gjithë së bashku, ku shteti nuk mund të jetë për të gjithë”, tha Aliti.

Aliti: “Shoqëri për të gjithë” është paradigmë për pabarazi shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";