LSDM: BDI sot hoqi dorë nga koncepti një shoqëri për të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “BDI sot edhe zyrtarisht hoqi dorë nga koncepti një shoqëri për të gjithë”.

Nga LSDM reagojnë ndaj paraqitjes së programit zgjedhor të BDI-së, të cilët u shprehën se do të angazhohen për himn shtetëror multietnik, gjuhë shqipe të detyruar për gjithë qytetarët si dhe marrje vendime në mënyrë konsensuale në pushtetin ekzekutiv, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në vjen keq që BDI shërbim me retorikë nacionaliste dhe gropon përfitimet nga Marrëveshja e Ohërit. KOha e ndarjeve ka kaluar që moti. Për koalicionin ‘Mundemi’ dhe LSDM qysh moti nuk është e rëndësishme përkatësia etnike, por kush është më i aftë të punojë”, shprehen nga LSDM.

Sipas tyre, BDI deri në fund të fushatës do të ndryshojnë emrin nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Radikalët Nacionalistë Dezintegrues./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: BDI sot hoqi dorë nga koncepti një shoqëri për të gjithë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy