LSDM: I rremë është koncepti i ri i OBRM-PDUKM-së dhe për këtë shkak do i pret disfatë e re nga qytetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se koncepti i ri i partisë opozitare maqedonase është i rremë.

“OBRM-PDUKM nuk mund të përmirësohet vet, lëre të ofrojë koncept të ri për të gjithë duke marrë parasysh se nuk ka për qëllim të pastrohet nga e kaluara e errët. Për të ofruar ndonjë ndryshim të tillë, Mickoski duhet ta ndryshojë veten, dhe kjo do të thotë të bëj tërheqje me Gruevskin”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, Mickoski është dëshmuar si mbrojtës i krimit dhe burim i lajmeve të rreme.

“Koncepti i ashtuquajtur i ri, Mickoski mund ta ofrojë nga pllata e bardhë, që është luksoze dhe selia më e shtrenjtë në Evropë. Nëse ndalon që të mbrojë persona të dënuar për terrorizëm, nëse fillohet me sinqeritet dhe me vepra t’i respektojë bashkësitë etnike dhe të jetë në anën e qytetarëve në vend se të jetë në anën e kriminelëve”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Mickoski, sipas tyre, duhet të kërkojë falje për regjimin për 11 vjet e vjedhi shteti dhe duhet të theksojë se është për BE dhe NATO dhe nuk punon për agjenda antiperëndimore.

“Pa këto, OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Mickoski mund të të presë vetëm humbje në zgjedhjet e ardhshme”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

LSDM: I rremë është koncepti i ri i OBRM-PDUKM-së dhe për këtë shkak do i pret disfatë e re nga qytetarë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy