Policia e Maqedonisë dje rreth orës 21:40 në rrugën “Ilindenska” në Gostivar kanë arrestuar katër persona për posedim të armëve pa leje si dhe për prodhim ose shpërndarje të materieve narkotike. Në mesin e të arrestuarve është edhe një polic nga Shkupi.

“Janë privuar nga liria E.V. (29), M.K. (20), LL.B.(24) të gjithë nga Shkupi si dhe pjesëtari i policisë M.K. (25)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia gjatë kontrolli të makinës së tipit “BMW” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga M.K ka gjetur armë zjarri me 8 plumba si dhe mbetje nga materie e bardhë pluhur.

Arrestohet një polic dhe tre persona nga Shkupi, kapen me armë dhe drogë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";