Banorët e Siniçanit të Komunës së Bogovinës, pasi që mbrëmë policia ka ndalur punimet për ndërtimin e ujësjellësit sot në shenjë revolte kanë dalur të protestojnë.

Mbrëmë nëpërmjet rrjetit social Facebook, kryetari i kësaj komune, Albon Xhemaili, kishte shkruar se është ftuar në stacionin policor në Tetovë në lidhje me punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan, duke shtuar se kjo është hakmarrje e BDI-së pas humbjes në Komunën e Bogovinës.

“Punimet për ujësjellësin janë ndërmarrë në përputhje me të gjitha procedurat juridike, prandaj kjo sjellje e policisë nuk mund të cilësohet si gjë tjetër përpos se një hakmarrje e BDI-së të cilët shfrytëzojnë ministrin teknik nga radhët e BDI-së Agim Nuhiu si instrument për qëllime të caktuara keqdashëse”, shkroi Xhemaili.

Banorët e Siniçanit të Bogovinës në protesta kundër ndalimit të punimeve për ujësjellësin shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";