Edhe në ditën e Bajramit banorët e Siniçanit në mal për të protestuar për ujësjellësin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dita e tretë e protestës së banorëve të Siniçanit qëlloi që të jetë ditë Bajrami. Të vendosur se nuk do të lëvizin nga bjeshkët e Bogovinës, aty edhe ku duan ta shtrojnë rrjetin e përkohshëm të ujësjellësit, banorët nuk shkuan në shtëpi për të festuar si gjithë të tjerët, por në mes të maleve e uruan njëri-tjetrin për Kurban Bajram. Ata edhe mëngjesi i kësaj dite i zbardhi në mes të malit. Kamera e TV21 kapi këto momente të veçanta të protestuesve, të cilët as festa e Bajramit, nuk i lëkundi ata nga protesta.

Siniçani është fshat në Bogovinë të Tetovës, e uji që u shkon nëpër shtëpi është i papijshëm. Ata nisën me vetëiniciativë të shtrojnë gypa për të sjellë ujë nga një burim i afërt, por puna u ndërpre nga ana e policisë. Policia nuk u tërhoq as kur një gjë të tillë e urdhëroi Prokurori, ndërsa nga MPB pohojnë se policët aty janë për të ruajtur rendin dhe qetësinë nëse eventualisht ka tensione mes siniçanasve dhe banorëve të Orviçit, vend ku edhe është burimi nga ku duan të marrin ujë përmes sistemit të përkohshëm të ujësjellësit.

Foto: Arbnora Memeti

Advertisement

Edhe në ditën e Bajramit banorët e Siniçanit në mal për të protestuar për ujësjellësin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy