Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, për “TV Star”, në lidhje me reagimet se disa mësues nuk bëjnë asgjë, tha se dinjiteti i mësuesve duhet të rikthehet dhe përshtypja se mësuesit dërgojnë vetëm materiale duhet të zhduket, prandaj fotografia sot është krejtësisht e ndryshme.

“Mësuesi ka një rol kryesor në shoqëri. Dhe në bisedë me ta thashë që kjo është një sfidë e re për ju, për nxënësit, kjo kërkon përpjekje shtesë dhe ju e jepni atë përpjekje”, tha Carovska.

Carovska shtoi se virusi Covid do të ndryshojë jetën e të gjithëve ne dhe kjo është arsyeja pse të gjithë ngadalë “po mësohemi me modulet e reja të funksionimit dhe arsimit”.

“Covid do të na ndryshojë të gjithëve tani, do të na largojë, e shihni, pas disa muajsh jemi mësuar të përqafohemi”, tha Carovska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Carovska: Duhet të mësohemi me modelet e reja në arsim appeared first on Telegrafi.