Carovska merr detyrën e ministres së Arsimit: Fillimi i mësimit në kushte pandemie do të jetë prioritet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mila Carovska mori detyrën e ministres së Arsimit dhe Shkencës nga ministri i deritanishëm, Arber Ademi.

Ajo tha se prioriteti kryesor i MASH-it është fillimi i vitit shkollor në kushtet e Covid-19, por edhe krijimi i një arsimi për të cilin do të krenohemi.

Carovska paralajmëroi reforma thelbësore në arsimin fillor, forcimin e shkollave të mesme profesionale, përmirësimin e notave të testeve ndërkombëtare dhe rivendosjen e dinjitetit të arsimtarëve dhe motivimit të tyre personal.

Ndryshe, fillimi i vitit të ri shkollor në Maqedoni është paralajmëruar për më 1 tetor./Telegrafi/

Advertisement

Carovska merr detyrën e ministres së Arsimit: Fillimi i mësimit në kushte pandemie do të jetë prioritet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy