Mjeku Metodi Çepreganov për emisionin “Samo Vistina” tha se kjo pandemi nuk ra nga qielli, domethënë ishte parashikuar.

“Numri i të infektuarve të rinj është i madh sepse njerëz të caktuar nuk kanë arritur të piqen si individë dhe janë shkatërrues. Ky nuk është më një klaster, kjo është ngjitje masive e familjare dhe nuk mund ta kontrolloni”, tha Çepreganov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai beson se nëse Presidenti turk Erdogan mund ta kishte karantinuarë për katër ditë për festën e Bajramit, atëherë kështu mund ta bënim edhe ne.

“Unë mendoj se problemi është në strukturën mendore të qytetarëve. Unë i bëj thirrje të gjithëve që të jemi bashkë në këtë, të mos kemi ndarje”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të, Komisioni për Sëmundje Infektive e trajtoi mirë situatën deri në momentin kur u zhvillua liturgjia në Strugë, pas së cilës filluan të hapen xhamitë në të gjithë vendin./Telegrafi/

Çepreganov: Komisioni mirë u ballafaqua me coronavirusin, derisa nuk ndodhi liturgjia në Strugë shkruan Telegrafi.