Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme – teknike dhe administrative për përgatitjen e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në pajtim me Dekretin e Qeverisë me fuqi ligjore.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski në seancën e sotme të komisionit tha se në bazë të Dekretin dhe në pajtim me Kodin zgjedhor, do të jepet kërkesë deri tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe deri tek drejtoritë për sanksione dhe për udhëheqjen e librave të amzës për grumbullimin e të dhënave të nevojshme.

Në pyetje të gazetarëve, Derkoski deklaroi se në pajtim me Kodin zgjedhor KSHZ-ja nuk e përcakton datën për zgjedhje.

“KSHZ-ja është çdoherë e gatshme për zgjedhje për organizimin e zgjedhjeve në afate të përcaktuara ligjore. Për momentin, theksoi, punojnë në dislokimin e vendvotimeve në pajtim me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore. Si Komision, do të bëhen përpjekje maksimale për t’i siguruar kushtet e nevojshme në pajtim me protokollet nga autoritetet shëndetësore dhe në pajtim me aktet e tyre që do t’i sjellin më tutje”, tha Derkoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Derkoski: Do të bëjmë përpjekje maksimale për mbrojtje përkatëse në procesin zgjedhor shkruan Telegrafi.