Mickoski: Po bëjmë përpjekje për formimin e Qeverisë së re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka realizuar takim me ambasadoren gjermane Anke Gisela Holstein, me të cilën ka diskutuar për situatën aktuale politike, zgjedhjet dhe prioritetet e ardhshme strategjike.

Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, Mickoski në takim ka thënë se duke u bazuar në votat e marra më 15 korrik, ai bënë përpjekje për të formuar shumicë parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mickoski në takim ka theksuar se është i nevojshëm angazhim serioz i të gjithë institucioneve për përmbushjen e agjendës evropiane. Gjithashtu ka thënë se Qeveria e LSDM-së është e paaftë për të realizuar interesat e shtetit”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare.

Mickoski gjithashtu ka shtuar se zgjedhjet nuk mund të vlerësohen si fer dhe demokratike, pasi sipas tij, pushteti ka bërë shkelje të mëdha./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Po bëjmë përpjekje për formimin e Qeverisë së re shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy