Organizata joqeveritare “Eco Guerilla” ka reaguar ndaj djegies së deponisë Rusino në Gostivar, tymi i së cilës ka arritur edhe në Tetovë.

Nga Eco Guerilla thonë se më shumë se 15 vite Qeveria e Maqedonisë së Veriut premton zgjidhje për problemin me menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Pollogut, por ky problem ka mbetur i pa zgjidhur.

“Çmimin e këtij dështimi këto ditë e paguajnë qytetarët e Gostivarit, të cilët në kohë pandemie janë të detyruar të thithin ajër të ndotur, shkaku i zjarrit që digjet në deponinë rajonale Rusino, në afërsi të Gostivarit. Qytetarët me të drejtë ankohen për helmimin masiv që bëhet nga paaftësia e qeverisë për të zgjidhur këtë problem të vjetër”.

Lexo po ashtu:

Digjet deponia ‘Rusino’, era e keqe kundërmon deri në Tetovë
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kërkesa e qytetarëve për t’u organizuar për mbrojtje nga ky helmim është e drejtë dhe legjitime, dhe Eco Guerilla i mbështet plotësisht që të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet dhe të drejtat e qytetarëve për organizim, duke respektuar masat për mbrojtje personale gjatë pandemisë! Qytetarët janë të lodhur nga premtimet e shumta të pa realizuara deri tani”, thuhet në reagimin e Eco Guerilla./Telegrafi/

The post Eco Guerilla: Qytetarët helmohen nga premtimet e parealizuara për deponinë Rusino appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";