Digjet deponia ‘Rusino’, era e keqe kundërmon deri në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Tetovë kundërmon erë e keqe nga mbeturina të djegura gjatë gjithë natës dhe kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme në 10 ditët e fundit. Duke marrë parasysh së në Sektorin për Punë të Brendshme – Tetovë është denoncuar zjarr në deponinë e Gostivarit ‘Rusino’ me siguri tymi nga kjo deponi është arsyeja për erën e keqe në Tetovë.

Nga Njësia territoriale kundër zjarrit – Tetovë njoftuan se gjatë natës së kaluar nuk ka pasur zjarr si pasojë e degies së mbeturinave e as shuarje , njofton Telegrafi Maqedoni.

Duke marrë parasysh se deponia rajonale ‘Rusino’ në Gostivar gjatë gjithë natës është djegur, drejtori i Njësisë territoriale kundër zjarrit, Uka Alitti, thotë se është e mundshme që tymi të vijë nga atje.

“Është e mundshme të ndodh. Të vijë ajri në Tetovë për shkak të erës”, tha Aliti.

Advertisement

Në SPB – Tetovë zjarri është denoncuar në deponinë ‘Rusino’ në ora 22:45. Sipas denoncimit, zjarri është përhapur në tre vende rreth orës 13:00./Telegrafi/

Digjet deponia ‘Rusino’, era e keqe kundërmon deri në Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy