Nuk ka të lënduar në zjarrin në veturë, që ndodhi mbrëmë në qendër të Tetovës. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit e Tetovës.

“Rreth orës 22 e 50 minuta, në rrugën ‘Marshall Tito’ në Tetovë shpërtheu zjarr në një automjet ‘BMV’ me targa të huaja, të cilën e drejtonte 25 vjeçari A.O. nga Zhelina e Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa me intervenim të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse për shkurt kohë ishte shuar”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Pas zjarrit, mbikëqyrje ka bërë ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme.

Është djegur një makinë në qendër të Tetovës shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";