Në Bërvenicë të Tetovës zjarr në objektin e një kooperative bujqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zjarrfikësit e Tetovës po luftojnë për disa orë me zjarrin që shpërtheu këtë pasdite në objektin e një kooperative bujqësore në fshatin Bërvenicë.

Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, një zjarrfikës ka dëmtim të lehtë në fytyrë, ndërsa nga zjarri pranë objektit, janë djegur mijëra tulla kashte dhe makineri.

“Një zjarr në ndërtesën e kooperativës bujqësore është raportuar në SPB Tetovë në orën 16:00. Fillimisht nuk ka asnjë informacion për persona të dëmtuar. Është djegur sasi e madhe e ushqimit për kafshë dhe mjete druri për ruajtjen e frutave. Zjarri ende nuk është lokalizuar”, informojnë nga policia e Tetovës.

Në Bërvenicë të Tetovës zjarr në objektin e një kooperative bujqësore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy