“Të gjithë punonjësit e autoambulancave meritojnë lëvdata të mëdha për punën e tyre të vështirë çdo ditë, veçanërisht në këtë kohë kur ne po përballemi me coronavirusin. Siç kemi njoftuar tashmë, ata do të marrin një shpërblim të duhur për punën e tyre – duke rritur të ardhurat e tyre. Ata janë profesionistë të lartë dhe janë një nga shtyllat e sistemit tonë shëndetësor”, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Ne kemi rritur kapacitetin e Shërbimit të Emergjencës Mjekësore në Shkup me 150%. Nga 7, tani ka afër 20 automjete funksionale, ndërsa rreth 9 ekipe janë aktive në terren gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Gjatë vizitës së sotme në Poliklinikën “Bukuresht”, u diskutua me stafin për sfidat me të cilat përballen në transportimin e pacientëve, dhe mbi të gjitha me pacientët e diagnostikuar me virusin Covid-19./Telegrafi/

Filipçe: Të gjithë të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë do t’u rriten rrogat shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";