MSH Maqedoni: E kemi mobilizuar të gjithë sistemin shëndetësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se kapacitetet në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, janë forcuar me kuadër mjekësor, me qëllim të menaxhimit më të mirë me coronavirusin.

Nga MSH thonë se bëhet fjalë për 54 mjekë dhe motra medicinale, të cilat janë ri-vendosur nga institucionet shëndetësore publike në të gjithë shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E kemi mobilizuar të gjithë sistemin shëndetësor për të kapërcyer sa më shpejt këtë valë. Duke përfshirë një ekip shtesë, do të lehtësojmë ndjeshëm punën e tyre dhe do t’i ndihmojmë punonjësit e këtyre dy institucioneve që të merren me këtë virus të paparashikueshëm. Dua t’u them të gjithëve, të dëgjojnë mjekët tanë, të zbatojnë masat mbrojtëse, jo të grupohen, të mbajnë maskë mbrojtëse dhe të lani duart shpesh. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo varet vetëm nga ne. Le të respektojmë masat pa përjashtim”, tha dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shtoi se në funksion është vendosur edhe spitali montues, në të cilin janë shtrirë tre pacientë. Filipçe tha se ky spital është plotësisht i pajisur dhe ka kapacitet prej 72 shtretërve./Telegrafi/

Advertisement

MSH Maqedoni: E kemi mobilizuar të gjithë sistemin shëndetësor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy