Filipçe: Po përgatitim sistemin shëndetësor për valën eventuale me virus në vjeshtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Sveti Nikollë kemi një valë më të madhe të infektuar, kjo valë është e lidhur me një grup nga Shtipi, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili vizitoi sot Qendrën Shëndetësore në Sveti Nikollë.

“Ne për vizitë jemi në Sveti Nikollë ku kemi një valë më të madhe të të infektuarve. Në këtë qytet, numri i rasteve është rreth 100, origjina e valës është e lidhur me një grup nga Shtipi.

Shumica e të infektuarve janë nga konfeksionet në qytet”, tha Filipçe.

Ministri më herët përmes rrjetit social Facebook informoi se po përgatisin sistemin shëndetësorë për valën eventuale me coronavirus në vjeshtë.

Advertisement

“Kryetarët e 16 komunave mbështetën propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive për krijimin e “Qendrave të Covid” rajonal në qytetet ku tashmë ekzistojnë spitalet e përgjithshme dhe qendrat shëndetësore. Qëllimi është të sigurojmë trajtim të duhur për pacientët pozitivë për Covid-19, pa kompromentuar funksionimin e rregullt të spitaleve dhe shëndetin e pacientëve të tjerë”, ka shkruar Filipçe./Telegrafi/

Filipçe: Po përgatitim sistemin shëndetësor për valën eventuale me virus në vjeshtë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy