Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, zhvilloi sot një video takim me Shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Ambasadorin David Geer, me të cilin diskutuan për zbatimin e reformave në vend drejt procesit të integrimit në BE.

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është interes kombëtar, tha Bytyqi dhe shtoi se në periudhën vijuese, do të punohet përkushtuar në forcimin e kapacitetit njerëzor për të zbatuar reformat e nevojshme, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet luftës kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe sundimi i ligji dhe drejtësia për të gjithë, ndërsa në të njëjtën kohë resurse të mëdha do të drejtohen në realizimin e investimeve kapitale, me qëllim të lidhjes më të mirë të infrastrukturës në vend, por edhe Maqedoninë e Veriut me vendet e tjera të rajonit.

Ambasadori Geer ripohoi qëndrimin që delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup do të mbetet pjesëmarrëse aktive në procesin e reformës dhe konfirmoi se Qeveria mund të presë mbështetjen e BE-së në projekte që nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët e saj./Telegrafi/

The post Geer: Qeveria e Maqedonisë mund të pres mbështetje nga BE appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";