Ambasadori i ri i BE-së në Shkup: Me padurim pres ta njoh vendin, do ta mbështesim për integrim në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer ka arritur në vend.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai thotë se pret me padurim ta njohë vendin dhe popullin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Arrita në Shkup. Me padurim pres ta njoh vendin dhe popullin e saj, duke siguruar në të njëjtën kohë mbështetje për integrimin e saj në BE”, shkruan David Geer, ambasador i ri i BE-së në vend.

David Geer ka realizuar takim me shefin e diplomacisë, Bujar Osmani i cili ka pranuar kopjet e letrave akredituese për emërimin e tij.

Advertisement

Geer vjen në vendin e ambasadorit të deritashëm të BE-së në vend, Samuel Zhbogar./Telegrafi/

Arrived in Skopje. Looking forward to getting to know the whole country and its people, while providing support to its EU integration. pic.twitter.com/fiRNwo4k8V

— EU Ambassador David Geer (@AmbassadorEU) September 18, 2020

Ambasadori i ri i BE-së në Shkup: Me padurim pres ta njoh vendin, do ta mbështesim për integrim në BE shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy