Nezamedin Imeri nga fshati Likovë gati 30 vite jeton si mërgimtar në Zvicër. Periudhë e gjatë kohore, e cila aspak nuk e ka larguar nga vendlindja, por vetëm ia ka shtuar mallin e dashurinë. Afërsinë me vendlindjen ai e manifeston jo vetëm me fjalë, por edhe me aktivitet të palodhshëm humanitar. Gjatë tërë Ramazanit Nezamedini ka mbajtur aksione online për grumbullimin e ndihmave për familjet në nevojë pas iftarit, gati deri në syfyr. Me këto aksione ka mobilizuar diasporën e komunës së Likovës në vendet perëndimore, duke siguruar qindra e qindra pako në vlerë prej 50 eurove. Aktivitetin e ka zhvilluar nga Zvicra, kurse pakot në fshatrat e komunës së Likovës i kanë shpërndarë aktivistë të shoqatës Diaspora nga Komuna e Likovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";