Nga 24 rastet me coronavirus në Kumanovë, 22 janë në Komunën e Likovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 24 raste të reja me coronavirus. 22 prej tyre janë nga Likova dhe dy nga Kumanova.

Drejtori i spitalit, Arif Latifi bëri të ditur se 22 të infektuarit e rinj janë nga Likova dhe dy nga Komuna e Kumanovës.

“Në rrethinën që e mbulon Qendra për Shëndet Publik Kumanovë, momentalisht ka 179 raste aktive, prej të cilëve, 31 në Kumanovë dhe 147 në Likovë”,tha Arifi.

Ndryshe, sot në Maqedoni kishim 175 raste të reja me coronavirus ku prej tyre 131 ishin nga Shkupi, 24 në Kumanovë, 2 në Shtip, 2 në Prilep, 5 në Tetovë, 2 në Strugë, 4 në Veles, 1 në Ohër, 2 në Gostivar dhe 2 në Shën Nikollë./Telegrafi/

Advertisement

Nga 24 rastet me coronavirus në Kumanovë, 22 janë në Komunën e Likovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy