Eurokomisari për buxhet dhe administratë, Johanes Han, deklaroi se Ballkani Perëndimor i takon Evropës dhe përpjekjet e vendeve nga ky rajon do të shpërblehen.

Ai për gazetën kroate “Ekspres” theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE paraqet proces, i cili bazohet mbi merita dhe si i tillë është në interes të vërtetë për Unionin.

“Bëhet fjalë për ‘eksport të stabilitetit në vend të import të jostabilitetit’”. theksoi Han, i cili është edhe eurokomisar i mëparshëm për zgjerim.

Ai “miqve nga Ballkani” u dërgon porosi që të vazhdojnë me reformat drejt rrugës evropiane dhe për këtë do të ketë mirënjohje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Han përkujtoi se muajin e kaluar BE-ja vendosi të hapë negociata inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë edhe krahas krizës për shkak të pandemisë me koronavirusin.

Eurokomisari shtoi edhe se BE-ja me riprogramimin e mjeteve financiare dhe masave shtesë, siç është heqja e ndalesës për eksport të mjeteve mjekësore, qartë tregoi se Ballkani Perëndimor i takon BE-së.