Austria ndalon fluturimet nga Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për të luftuar pandeminë e coronavirusit, Austria ka zgjeruar listën e vendeve që u ndalohen aderimet në aeroportet austriake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me dekretin e ri, Ministria e Shëndetësisë ka zgjeruar listën nga 8 në 18 vende.

Nga e enjtja, aeroplanët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti, nuk do të mund të ulen më në aeroportet austriake.

Më herët ishte në fuqi ndalimi i fluturimeve nga Bjellorusia, Kina, Britania, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina.

Advertisement

Deri në fund të korrikut do të anulohen fluturimet për në dhe nga Shkupi, Beogradi, Bukureshti, Kajro, Podgorica, Sarajeva, Sibiu, Sofja, Tirana dhe Varna./Telegrafi/

Austria ndalon fluturimet nga Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy