Inspektorati i Tregut e ka mbyllë një restorant në Tetovë, pasi mbrëmë është mbajtur dasmë.

Restoranti ka ndalesë për punë nga inspektorët, deri në miratimin e protokollit për mbajtjen e dasmave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Inspektorët kanë vendosur përshkrim për veprim në kundërshtim me protokollet shëndetësore gjatë pandemisë, ndërsa do të përgatitet edhe kallëzim adekuat.

Ky është objekti i tretë brenda disa ditëve që është mbyllur nga inspektorët, për shkak të mosrespektimit të masave gjatë pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Inspektorati i Tregut tashmë ka paralajmëruar se në periudhën që vjen, deri në miratimin e protokolleve për punë, do t’i mbyllë të gjitha klubet e natës, por edhe objektet në të cilat organizohen festa./Telegrafi/

Inspektorati mbyllë një restorant në Tetovë, mbrëmë organizoi dasmë shkruan Telegrafi.