Mickoski: Mbrëmë kam qenë në restorant, jam i gatshëm të paguaj gjobë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mickoski: Mbrëmë kam qenë në restorant, jam i gatshëm të paguaj gjobë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, nëpërmjet një postimi në Facebook e ka pranuar se mbrëmë së bashku me dy shokë të tij ka qenë në një restorant të Shkupit.

Ai thotë se nuk ka pasur njohuri për protokollet e reja, si dhe shprehet i gatshëm për të paguar gjobën në rast se ka bërë shkelje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kushte kur kemi katastrofë reale nga përhapja e koronakrizës dhe fiasko të plotë të pushtetit i cili është çorientuar dhe nuk është efikase, ai merret me atë nëse kam ngrënë drekë brenda ose jashtë në restorant, me këtë rast duke treguar tërësisht në vepër fytyrën e vet të pandershme. Duke e defokusuar opinionin me atë ‘betejë epike’ të njësive speciale nga Njësia për sistemim të shpejtë, me të punësuarit nga restorantet, duke u paraqitur nëpër mediume, të bëjnë tregim nga diçka që nuk ka asgjë dhe disa dezinformata të tjera, me qëllim që të defokusohet vëmendja nga katastrofa reale me jetët e qytetarëve, të shkaktuar nga pushteti i paaftë”.

Lexo po ashtu:

Prodanovska: Inspektorët janë penguar që të kryejnë kontroll, nga objekti ka dalë një politikan

Advertisement

“Po, është e saktë se isha me dy miqtë e mi në një restorant, për herë të parë pas heqjes së ndalesës për vizitë në objektet hotelierike, për çka edhe nuk isha i informuar mjaftueshëm për protokollet e reja. Nëse ky do të ishte mëkati im i parë më i madh dhe gabimi im, unë këtë e pranoj dhe jam i gatshëm të paguajë gjobë për këtë”, ka shkruar Mickoski.

Ndryshe, mbrëmë udhëheqësja e Departamentit të Inspektimit Meri Proja Prodanovska, tha se policia ka hasur në vështirësi gjatë kontrolleve në një objekt në rrugën “Boemska”.

Advertisement

Ajo njoftoi se policët kishin hasur në një politikan, e që ai kishte qenë Hristijan Mickoski./Telegrafi/

Mickoski: Mbrëmë kam qenë në restorant, jam i gatshëm të paguaj gjobë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy