Zëvendëskryeministri bullgar dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov në deklaratë për ‘BGNES’ tha se Bullgaria nuk do të kundërshtojë, por do të thotë se nuk është koha të caktohet datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Karakaçnov thotë se askush nuk dëshiron të vendos kritere të reja për Maqedoninë e Veriut, por ka kusht të qartë nga BE edhe ajo: çdo vend i cili është kandidat për anëtarësim duhet t’i zgjidh problemet me fqinjët para se të nisin bisedimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bullgaria nuk do të ndryshojë me politikën e saj. Në tetor vitin e kaluar shumë qartë e thamë se nëse nuk respektohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes dy vendeve, do të kundërshtojnë caktimin e konferencës ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Karakaçanov.

Ai drejtoi edhe kritika ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitov duke thënë se gjatë tre viteve nuk është bërë asgjë në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. Ai kritikoi edhe bashkëkryesuesin e Komisionit për Çështje Historike, Dragi Gjorgiev për të njëjtën gjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ata mendojnë se mund t’i fshehin gjërat. Ata mendojnë se dikush në Bruksel apo në botë do t’i bëjë trysni Bullgarisë dhe ne do të përulemi. Nuk e dinë se si BE funksionon”, tha Karakaçanov i cili shtoi se para se të paraqiten në klasë të parë ka përgatitje parashkollore dhe se këtë deklaratë e jep në emër të qeverisë bullgare./Telegrafi/

Karakaçanov: Nuk caktohet datë për fillim të negociatave nëse nuk zgjidhet problemi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë shkruan Telegrafi.