Osmani-Byrnes: Thellim i partneritetit strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes.

“Mbetemi të përkushtuar në thellimin e partneritetit strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, si një nga prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme, tanimë e zgjeruar edhe me partneritetin në Aleancën veriatlantike”, tha Osmani, duke shprehur mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të SHBA-së për arritjen e qëllimeve euroatlantike të vendit tonë.

Ministri Osmani iu referua zgjedhjeve të drejta dhe demokratike të zhvilluara me sukses, duke theksuar se Qeveria që nga dita e parë do të vazhdojë me proceset e reformave dhe realizimin e prioriteteve të përcaktuara.

“Anëtarësimi në NATO nuk është vetëm një vlerësim i asaj që tashmë është arritur, por është gjithashtu një shtysë e fortë për transformimin e thellë të mëtejshëm të shoqërisë, në pritje të fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani, duke potencuar vendin si një partner të fuqishëm dhe të sinqertë të SHBA-së në rajon.

Advertisement

Ambasadorja Byrnes ia uroi ministrit Osmani marrjen e detyrës së re dhe i dëshiroi suksese në punën e tij, duke riafirmuar mbështetjen e fuqishme të Qeverisë amerikane për vazhdimin e agjendës sonë të reformave dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve, të përforcuara edhe përmes lidhshmërisë në kuadër të Aleancës së NATO-s.

Osmani-Byrnes: Thellim i partneritetit strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy