Ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së, Vesna Damçevska-Ilievska mbrëmë është kërcënuar, për shkaqe që ajo thotë, se ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo kërcënuesin e ka paraqitur në polici ndërsa thotë se është një i ri që është nxitur nga udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së.

Ajo është pjesë e iniciativës për dorëheqjen e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski dhe organizimin e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë pas humbjes në zgjedhjet kuvendare në Maqedoni.

“Kërkesa për dorëheqje është akt demokratik. Por, dërgesa e objekteve kërcënuese para shtëpisë së një ish-deputetje vetëm se ka kërkuar përgjegjësi nga kryetari është e papranueshme. Sjelljet tinzare nuk mund të mbulojnë demokracinë në parti” thotë ish deputetja Vesna Damçevska-Ilievska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përndryshe, nga MPB-ja thonë se janë thirrë dy persona në bisedë informative që të fillojnë procedurat për kërcënim. /Telegrafi/

Kërcënohet ish-deputetja që kërkoi dorëheqjen e Mickoskit shkruan Telegrafi.