OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e ministrit Venko Filipçe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “çdo një orë gjatë 48 orëve të fundit kemi nga 10 të infektuar. Vetëm dje janë regjistruar 243 raste të reja me coroanvirus”.

“Zaev dhe Filipçe deklaruan se nuk numri i të infektuarve nuk do të tejkalojë 2.000, ndërsa tani ai numër është 18.602”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Zaev dhe Filipçe nuk kanë strategjik dhe se Maqedonia për çdo ditë ka një pik të ri.

“Gjendja është edhe më e keqe për shkak se qeveria nuk ka protokolle të duhura as në çerdhe e as në shkolla. Për çdo ditë shohin të infektuar në çerdhe dhe përgjegjësi nuk ka”, thonë nga kjo parti.

Advertisement

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se gjendja është alarmante ndërsa Zaev dhe ministri i tij Venko Filipçe nuk kanë kontroll ndaj situatës.

“Me Zaevin dhe Filipçen, Maqedonia fundoset. Edhe Zaev edhe Filipçe duhet të ndërmarrin përgjegjësi për kaosin në të cilin ndodhen,i tani. Dorëheqja është hap moral dhe i duhur për momentin”, thonë nga OBRM-PDUKM duke kërkuar dorëheqjen e Filipçes./Telegrafi/

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e ministrit Venko Filipçe shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy