Në Kërçovë as edhe sot nuk kishte raste të reja me coronavirus dhe ka 12 të shëruar.

Emin Nasifui nga Shtabi i Krizës në Kërçovë thotë se sipas këtyre numrave, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kërçovë është 269 persona prej të cilëve 53 janë raste aktive, 204 të shëruar dhe 12 persona të vdekur, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të dhënat e sotme flasin se kemi për fat të mirë zvogëlim të madh të rasteve aktive në Kërçovë, si dhe se e katërta ditë me radhë nuk kemi raste të reja”, thotë Nasufi.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kërçova sot me 12 të shëruar nga coroanvirusi dhe asnjë të infektuar shkruan Telegrafi.