Komisioni për sëmundje ngjitëse sot do të mbajë takim me kryetarët e komunave të Shkupit, informojnë për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.

Pritet që në takim të diskutohet për mundësinë që pushtetet lokale të përfshihen në ballafaqimin me koronavirusin.

“Patjetër në çdo nivel të forcohet vetëdija për parandalimin e koronavirusit”, ka njoftuar në profilin e tij në FB, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Më shumë se 40 klasterë të mëdha me koronavirus janë regjistruar në territorin e mbarë shtetit, ndërsa sipas kompetentëve, ai është rezultat i mosrespektimit të masave për mbrojtje personale, distancë dhe shmangie të grupimeve dhe tubimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të dhënave të djeshme të ISHP-së në shtet janë konfirmuar 101 raste të reja me Kovid-19, ndërsa gjithsej të diagnostikuar janë 5.106. Më shumë të infektuar janë diagnostikuar në Shkup- 2.498 ku numri më i madh 384 në komunën e Çairit. Numri i rasteve aktive në qytet arrin 1.699.

Komisioni për Sëmundje Infektive takon kryetarët e komunave të Shkupit shkruan Telegrafi.