Maqedoni: Komisioni për Sëmundje Infektive sot do të vendosë nëse do të ketë kufizime tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni për Sëmundje Infektive sot do të mbajë mbledhje në të cilën do të vendoset nëse në vend përsëri do të vendoset ora policore ose do të veprohet në mënyrë më rigoroze ndaj masave tashmë të miratuara, siç është mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës prej dy metra dhe mos-grupime, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit KOVID-19.

Nëse merr vendime Komisioni, të njëjtit më pas do t’i dorëzohen Qeverisë për miratim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasi javën e kaluar pati rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus, Qeveria vendosi që në disa komuna të ketë izolim të plotë 80 orësh, ndërsa në disa tjera karantinë të shkurtuar.

Autoritetet shëndetësore më herët kanë thënë se në Maqedoni tashmë ka arritur vala e dytë e coronavirusit, e cila sipas tyre, nuk do të zgjasë shumë./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Komisioni për Sëmundje Infektive sot do të vendosë nëse do të ketë kufizime tjera shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy